Grumbullohet Kombëtarja shqiptare U21
Trajneri i Kombëtares U21, Alban Bushi ka bërë publike listën e lojtarëve që do të jenë pjesë e grumbullimit në datat 14-17 maj.
Bushi nëpërmjet këtij grumbullimi iu ka dhënë një mundësi të gjithë futbollistëve të rinj shqiptarë për të treguar vlerat e tyre.
Nga ky grumbullim trajneri do të përzgjedhë lojtarët më të spikatur që do të jenë të vlefshëm për kontigjentin e ekipit.




