Del Piero ka një lajm të keq për Juventusin para finales me Realin (FOTO)

Del Piero ka një lajm të keq për Juventusin para finales me Realin (FOTO)
Alessandro Del Piero ka paralajmëruar ish skuadrën e tij, Juventus.
Juventus do ta ketë të vështirë të fitojë tre tituj gjatë këtij sezoni, ka thënë Alessandro Del Piero.

Ish kapiteni i “Bianconerëve” ka theksuar se ekipi nga Torino nuk do ta ketë të lehtë të triumfojë në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit dhe në finalen e Coppa Italia ndaj Lazios.

“Tripleta? Është e vështirë, shumë”, deklaroi Del Piero për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk e kam fjalën vetëm për Ligën e Kampionëve por edhe në Coppa Italia. Por, mundësitë ekzistojnë”, theksoi ai.

Shpërndaje në: