Nesta zbulon skuadrat e mëdha që kishte refuzuar për Milanin
Ish-mbrojtësi italian, Alessandro Nesta është kthyer për të folur për karrierën e tij.
Por Nesta ka zbuluar edhe dy skuadrat e mëdha evropiane që kishte refuzuar për Milanin.
41-vjeçari i kishte thënë ‘Jo’, gjigantit spanjoll Real Madrid dhe atij italian Juventus për Milanin.
“Kam refuzuar Real Madridin dhe Juventusin, por dua ta falënderoj zotin që bëri të mundur të luaja për Milanin”, ka deklaruar Nesta.
Nesta gjatë karrierës së tij ka luajtur për Lazion, Milanin, Montreal Impact dhe skuadrën nga India Chennaiyin.



