Inter-Pepe, marrëveshja tashmë është arritur?
Pas zërave se Milani dhe Interi kanë shfaqur interesim serioz për Pepen, Premium Sport ka dal me një lajm befasues.
Gjuha e përbashkët është gjetur me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes dhe me të përfunduar sezoni 2016/17 do vijë dhe nënshkrimi i kontratës.
Pepe do të kalojë te italianët si lojtar i lirë pasi kontrata i skadon te Los Blancos.
34-vjeçari është paraqitur në 13 ndeshje këtë sezon në La Liga dhe ka shënuar dy gola.



