Milan 160 milionë euro për 3 super blerje në merkato
Te Milani e kanë filluar ta mendojnë seriozisht punën e merkatos së verës.
Drejtuesit e rinj kinezë e kanë të qartë se duhet të shpenzojnë shumë miliona për të ndërtuar një skuadër pretendente si edhe për të afruar tifozët që e kanë humbur besimin.
Janë “piketuar” plot 3 goditje cilësore në merkaton e verës, teksa janë gati plot 160 milionë euro për t’u shpenzuar. Afrimet do të fillojnë nga mbrojtja, aty ku pritet një revolucion i vërtetë.
Sipas gazetës “La Repubblica” tri pritet të jenë goditjet e mëdha, Luiz Gustavo nga Wolfsburg, Morata nga Reali dhe Keita nga Lazio. Gjithsesi nuk do të jetë aspak e thjeshtë.



