Tifozët e Ajax-it këndojnë dhe i falin para një të pastrehuri në Lyon (Foto)
Një video është publikuar në YouTube, e cila tregon fansat e Ajax-it zemërgjerë të cilët ndihmojnë një të pastrehë në Lyon, gjersa vizitonin qytetin përpara ndeshjës të Europa Ligë.
Tifozët e Ajax-it u mblodhën në një shesh të rrethuar nga bare dhe pijet, ndërsa në mes ishte një i pastrehë i cili po luante me kitaren e tij.
Një tifoz i Ajax-it kërkoi që ai të luante këngën “The little birds” , një këngë të cilën e këndojnë të gjithë fansat e Ajaxit.
Ajo që ndodhi më pas ishte një gjest fantastik, tifozët u bashkuan dhe këndonin së bashku, të gjithë kontribuan me para për të pastrehin i cili luante me kitare. /Indeksonline/



