Liverpooli ‘shkatërron’ West Hamin, afër kualifikimi në LK (Video)
Liverpool ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te West Hami me rezultat 4-0.
Skuadra e Jurgen Klopp ka treguar forcën e tyre të vërtetë në ndeshje ndaj “Çekanëve”, duke shënuar fitore të madhe në udhëtim, fitore kjo e cila i dërgon me një këmbë në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Pjesa e parë e takimit u dominua nga “Reds”, por arritën vetëm një herë të gjejnë golin pas 11 rasteve të krijuara.
Ishte sulmuesi anglez, Daniel Sturridge, i cili shënoi një gol të bukur duke kaluar portierin kundërshtar pas asistimit perfekt të Philippe Coutinhos në minutën e 35 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0-1.

Në pjesën e dytë, “Reds” ishin thjeshtë të tmerrshëm për vendasit e West Hamit, pasi shënuan dy gola të shpejt me anë të Coutinhos.
Ylli brazilian shënoi dy gola të bukura, ku e para erdhi në minutën e 57 të ndeshjes, ndërsa goli i dytë personal dhe i treti për Liverpoolin u shënua në minutën e 62.

Deri në fund të ndeshjes, Liverpooli arriti të gjej edhe një gol me anë të Divock Origit, i cili shënoi nga afërsia në minutën e 76 dhe vulosi rezultatin përfundimtar 4-0.
Pas kësaj fitore, “Reds” e shohin veten në pozitën e tretë me 73 pikë, ndërsa West Hami në pozitën e 12 me 42 pikë të mbledhura. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=XwqllSJQ6oM



