Fansat kritikojnë Teutën për paratë në kazino, kundërpërgjigjet këngëtarja (Foto)

Fansat kritikojnë Teutën për paratë në kazino, kundërpërgjigjet këngëtarja (Foto)

Teuta Selimi gjatë ditës së djeshme ka publikuar një fotografi ku shihet duke luajtur në aparata.

Menjëherë pas kësaj kanë vërshuar edhe komentet e ndjekësve të Teutës. Shumica nga ta sigurisht që nuk ishin pozitive, shkruan Indeksonline.

Ata kritikuan këngëtaren për paratë e shpenzuara duke ia kujtuar asaj që me aq para do mund ta gëzonte ndonjë familje në nevojë.

E pas gjitha këtyre kritikave, natyrisht që nuk ka munguar edhe kundërpergjigjja nga vetë këngëtarja.

“Relax o njerz, veq 20 fr i kom hargju, hahaha. Don’t gamble”…, ka qenë komenti i Teutës./Indeksonline/

Shpërndaje në: