Tottenhami blindon pozitën e dytë, “Djajtë” mbesin jashtë LK-së (Video)

Tottenhami blindon pozitën e dytë, “Djajtë” mbesin jashtë LK-së (Video)

Tottenham Hotspur ka fituar ndaj Manchester Unitedit me rezultat 2-1.

Skuadra e Mauricio Pochettinos ka mposhtur në “White Hart Lane” skuadrën e Jose Mourinhos, duke blinduar pozitën e dytë në Ligën Premier dhe duke lënë Unitedit jashtë Ligës së Kampionëve nga kampionati.

 

“Gjelat” e dominuan pjesën e parë duke gjetur shumë herët edhe golin e parë, atë të epërsisë 1-0.

Ishte mesfushori kenian, Victor Wanyama, i cili shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e gjashtë të ndeshjes pas asistimit të Ben Davies, dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në epërsi përkundër shumë rasteve për gol.

 

Edhe pjesa e dytë i takoi skuadrës vendase, por që në këtë pjesë edhe Unitedi arriti të gjej një gol.

Të parët ishin vendasit që dyfishuan epërsinë në minutën e 48 me anë të sulmuesit të rrezikshëm Harry Kane, i cili nga afërsia mposhti portierin De Gea për 2-0 pas asistimit të Christian Eriksen.

 

Goli i vetëm nga United u shënuan në minutën e 71 të ndeshjes nga kapiteni Wayne Rooney, i cili më parë u shërbye nga Anthony Martial, duke vulosur rezultatin dhe fitoren përfundimtare të Tottenhamit me rezultat 2-1.

 

Pas kësaj fitore, Tottenhami ka 80 pikë në vendin e dytë dhe blindon pozitën e dytë për kualifikim në Ligën e Kampionëve, ndërsa Unitedi gjendet në pozitën e gjashtë me 65 pikë të tubuara dhe tani vetëm fitimi i Ligës së Evropës mund t’i kualifikoj në “Champions”. /Telegrafi/

https://twitter.com/ACannus/status/863780409250861056?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ftottenhami-blindon-poziten-e-dyte-djajte-mbesin-jashte-lk-se-video%2F

https://twitter.com/RedRelated/status/863802026244833280?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ftottenhami-blindon-poziten-e-dyte-djajte-mbesin-jashte-lk-se-video%2F

Shpërndaje në: