Rashica poston fotot që bën krenarë çdo shqiptar (Foto)

Rashica poston fotot që bën krenarë çdo shqiptar (Foto)

Ka përfunduar sezoni në Holandë, ku kampion u shpall në xhiron e fundit Feyenoordi, që e mundi 3:1 skuadrën e Heracles, për të fituar titullin pas 18 vjetësh. Hera e fundit kur kishin triumfuar ishte sezoni i largët, 1998/99.

Pjesë e këtij kampionati me emocione, spektakël dhe gola të shumta ishin edhe shqiptarët, në mesin e tyre edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica.

Rashica tregoi edhe këtë edicion se është lojtar me të ardhme të ndritur, për çka edhe ka zgjuar interesimin e disa skuadrave angleze e gjermane.

Ai e mbylli sezonin me Vitessen me 38 paraqitje në gjitha garat, ku ka shënuar katër gola teksa ka dhuruar 13 asiste, i cili ndihmoi Vitessen të fitojë 3:0 ndaj Roda JC Kerkrade në sfidën e fundit të sezonit.

Teksa ka fituar edhe një trofe, që e ka festuar me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë. Ai gjatë ditës ka postuar një tjetër foto, duke treguar kështu se është krenar me prejardhjen e tij.

Shpërndaje në: