Ndërron jetë një 25 vjeçari pas aksidentit në magjistralen Shtime – Ferizaj

Ndërron jetë një 25 vjeçari pas aksidentit në magjistralen Shtime – Ferizaj

Të shtunën rreth orës 18:20 në magjistralen Shtime – Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë tre persona kishin pësuar lëndime të rënda trupore.

Ndërsa sot, njëri prej tyre – A.A. 25 vjeç ka ndërruar jetë në QKUK, njofton policia, transmeton Klan Kosova.

Ende nuk dihen rrethanat se çka e ka shtyrë vozitësin që të dalë në shiritin e kundërt dhe më pas të rrokulliset makina.

Shpërndaje në: