Mërgimtarit për herë të tretë i vidhet shtëpia në Kosovë

Mërgimtarit për herë të tretë i vidhet shtëpia në Kosovë

Një bashkatdhetarë që jeton në Zvicër, për të herë të tretë ka qenë viktimë e hajnave kosovarë, të cilët ia kanë thyer shtëpinë dhe i kanë vjedhë sende me vlerë.

Ngjarja ka ndodhur në komunën e Shtimes në Kosovë, ndërsa siç kanë raportuar të afërmit e mërgimtarit, kjo ishte hera e tretë që i demolohet shtëpia.

Kësaj here familjes Fazliu që jeton në Zvicër, hajnat ia demoluan edhe kamerat e sigurisë.

“Në tana anët është bërë hallakamë, por këtu është bërë më shumë. I kanë thyer dyert dhe kanë vjedh ari qysh kanë vjedh në fillim. Domethënë për herë të tretë”, tha për KlanK një anëtar i familjes Fazliu, i cili akoma nuk e di se çka saktësisht ka pasur brenda shtëpisë.

“Djali i axhës është duke ardhë prej Zvicrës, tha se ai e di se çka ka pas dhe pastaj do të jap informacion ma të hollësishëm”, theksoi ai.

Për të hyrë në shtëpi hajnat thyen dyer e dritare. Madje demoluan edhe kamerat e sigurisë.

“E kanë marrë mishin në frigorifer edhe e kanë lënë te tavolina këtu dhe kanë hangër dhe kanë dalë. Domethënë paraprakisht kanë pushu pak”, thonë familjarët, të cilët rastin menjëherë e kanë  paraqitur në polici./Albinfo.ch

http://www.albinfo.ch/mergimtarit-per-here-te-trete-i-vidhet-shtepia-ne-kosove/

Shpërndaje në: