Kafe me 29-vjeçarin pas njohjes në Facebook, vajza i shpëton përdhunimit

Kafe me 29-vjeçarin pas njohjes në Facebook, vajza i shpëton përdhunimit

Një 29-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi ka tentuar të përdhunojë një 22- vjeçare.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 22-vjeçarja me inicialet I.R është njohur me djalin nga Lezha Xh.G 29 vjeç në rrjetin social në Facebook.

Të rinjtë kanë folur me njëri-tjetrin për një kohë dhe më pas kanë vendosur të takohen.

Mësohet se 29-vjeçari pasi është takuar me I.R e ka përcjellë atë afër shtëpisë ku dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale.

Vajza ka bërë rezistencë e për këtë arsye, ajo pretendon se djali ka ushtruar dhe dhunë fizike ndaj saj.

Pasi ka arritur të dalë nga makina, 22-vjeçarja ka shkuar në Polici ku dhe ka bërë denoncimit.

Xh. G 29 vjeç është shpallur në kërkim nga policia.

Shpërndaje në: