Një i vrarë e një i plagosur në Gjilan

Një i vrarë e një i plagosur në Gjilan

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për KALLXO.com se një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në qendër të Gjilanit.

Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur në qendër të qytetit të Gjilanit.

KALLXO.com ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, për ta konfirmuar këtë ngjarje. “Po një plagosje ka ndodhur në qendër”, tha Hashani.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.

KALLXO.com do t’u mbajë të informuar lidhur me këtë rast.

Shpërndaje në: