Vajza e Zonjës së Parë flet për raportet mes nënës së saj dhe presidentit francez

Vajza e Zonjës së Parë flet për raportet mes nënës së saj dhe presidentit francez

Vajza e Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, ka deklaruar  se ajo që fshihet pas sulmeve “të neveritshme”  ndaj marrëdhënies së nënës së saj dhe Emmanuel Macron është “xhelozia” .

“Unë nuk dua t’ju jap rëndësi njerëzve që mendojnë në këtë lloj mënyre,” tha në një intervisdte televizive 32 –vjeçarja, Tiphaine Auzière, tashmë ‘vajza e parë e Francës.’

“Për mua  sulme të tilla në Francën e shekullit të 21 janë neveritshme”, u shpreh ajo.

39 vjeçari Emanuel Macron u shpall dje zyrtarisht President i Francës, raporton “The Independent”.

Diferenca e madhe mes 64 vjecares dhe bashkëshortit të saj  ka qënë epiqendra e shumë diskutimeve, pasi Presidenti francez filloi fushatën presidenciale në nëntor./SYRI.net/

Shpërndaje në: