Zidane: Jam i lumtur që Nacho ekzekutoi gjuajtën e lirë në atë mënyrë

Zidane: Jam i lumtur që Nacho ekzekutoi gjuajtën e lirë në atë mënyrë

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur pas fitores ndaj Sevillas në La Liga. Tekniku francez ka falënderuar tifozët për përkrahjen dhe se si Nacho ekzekutoi gjuajtën e lirë. “Jam i lumtur që ka ekzekutuar gjuajtjen e lirë në atë mënyrë”.

“Në Spanjë nuk është lehtë të fitosh kampionatin, por ditë pas dite jemi duke iu afruar”.

“Navas sot ishte thelbësor, jam i lumtur se si kanë reaguar tifozët, ata kanë qenë gjithmonë afër dhe kanë mbështetur ekipin”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në: