Zyrtare: Lojtari i njohur i jep fund karrierës si futbollist
Martin Dimichelis i ka dhënë fund aventurës futbollistike, pasi sot njoftoi pensionimin në moshën 36-vjeçare.
Mbrojtësi argjentinas ka pasur një karrierë tejet të bukur me klube të mëdha europiane. Ai u bë i njohur sa ishte pjesë e Bayern Munchen në vitet 2003/2010. Ai më pas u largua nga Gjermania, duke luajtur në klubet spanjolle si Malaga, Atletico Madrid dhe Espanyol përcjellë IndeksOnline.
Tri sezonet e tij më të mira i kaloi në Manchester City, ku fitoi Premier Ligën angleze dhe dy herë Kupën e Ligës.




