Suspendohet polici që grushtoi të arrestuarin (Video)
Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë pas videos së publikuar, ku shihet një zyrtar policor duke e grushtuar një të arrestuar.
Në të njëjtin njoftim thuhet se ndaj oficerit tjetër është iniciuar procedura disiplinore.
“Pavarësisht rasteve si ky, Policia e Kosovës mbetet thellësisht e përkushtuar në përmbushjen e misionit të saj në raport me qytetarët e vendit dhe me rigorozitet të madh monitorin ruajtjen e disiplinës së zyrtarëve policorë në veprimet e përditshme”, thekson Zyra për Marrëdhënie me Publikun e DRP Prishtinë.
Reagimi i Policisë erdhi pas videos së publikuar nga KALLXO.com ku shihet një zyrtar policor duke e grushtuar një qytetar të arrestuar, i cili në momentin kur goditet është brenda veturës së Policisë.



