Shqipe Bajçinca nominohet nga EHF-i në EURO 2017

Shqipe Bajçinca nominohet nga EHF-i në EURO 2017

Në Sllovaki Vëzhgues-kontrolluesja nga Prishtina znj. Shqipe Bajçinca është nominuar nga Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) te jetë vëzhgues-kontrolluese  në Kampionatin Evropian për grupmoshën U17 ne konkurrencën  e femrave që mbahet ne Michalovce te Sllovakisë nga data 10-20 gusht 2017.

Bajçinca  e cila ne muajin dhjetor ne Danimarkë gjatë Kampionatit Botëror me sukses dha provimin për të vëzhguar dhe kontrolluar mbarëvajtjet e ndeshjeve dhe gjykimin e gjyqtarëve shpresojmë që besimin e dhënë nga zyrtarët e EHF-t do ta permbush me sukses.

Kurse ky Kampionat për të me siguri do te jetë një sfidë e re, nga e cila me siguri do të mëson shumë dhe pervojat nga ky event ti percjellë edhe kolegëve te saj të SHGJHK-së sidomos gjyqtarëve,  per te gjykuar qoftë ndeshjet vendore ashtu edhe atyre ndërkombëtare.

Shpërndaje në: