“AKR mund të shuhet nëse hyn në koalicion me LDK-në”

“AKR mund të shuhet nëse hyn në koalicion me LDK-në”

Analisti politik, Dardan Gashi duke folur për koalicionet e mundshme parazgjedhore ka thënë se koalicioni LDK me VV ose AKR është mundësi më reale.

“LDK me Lëvizjen Vetëvendosje ose AKR-në do të ishte lëvizje e madhe parazgjedhore. Si duket LDK – VV nuk ka gatishmëri, por edhe parimisht janë grupacione të ndyrshme, kanë qenë edhe të armiqësuara, një pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje konsiderohen anti-rugovistë”.

“Kryeministri Mustafa është sulmuar shumë ashpër nga ta”.

“LDK dhe VV janë rivalë kyç edhe në zgjedhjet e ardhshme në Prishtinë, këto dy parti nuk kanë bashkëpunuar, kanë qenë armiqësore edhe në opozitë”.

Gashi që është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka folur edhe për mundësinë që LDK të ketë një koalicion parazgjedhor me AKR-në.

“Koalicioni tjetër që ka mbetur e që si duket po negociohet është LDK me AKR, kish me qenë koalicion i natyrshëm. Ky koalicion do ta fuqizonte LDK-në, por mund ta shuante AKR-në, pasi që shumë deputetë i kanë takuar LDK-së”.

“Nëse mendon AKR të jetë ende parti, duhet të mos shkojë në koalicion me LDK-në”.

Shpërndaje në: