Dyshohet se Koreja Veriore qëndron pas sulmit të madh kibernetikë në mbarë botën

Dyshohet se Koreja Veriore qëndron pas sulmit të madh kibernetikë në mbarë botën

Një grup hakerash të lidhur me Korenë e Veriut mendohet të jetë pas sulmit kibernetikë që shkaktoi kërdi në të gjithë globin, sipas ekspertëve të sigurisë.

Analistët nga firmat e sigurisë kompjuterike Symantec dhe Kaspersky thanë se po kërkojnë fakte teknike që sugjerojnë se Grupi Lazarus krijoi virusin, raporton Daily mail, transmeton Indeksonline.

Të dy kompanitë thanë se disa kode në një version më të hershëm të ransomware WannaCry u shfaqën edhe në softuerë të tjerë të dëmshëm të krijuar nga ata hakerë.

Grupi Lazarus tashmë është fajësuar për një varg hakimesh që datojnë të paktën prej vitit 2009, duke përfshirë vitin e kaluar ku vodhën 81 milionë dollarë nga banka qendrore e Bangladeshit.

Grupi gjithashtu mendohet të ketë qenë pas hakimit të vitit 2014 të Sony Pictures Entertainment, i cili ka gjymtuar rrjetin e tij për javë dhe një fushatë të gjatë kundër organizatave në Korenë e Jugut.

Misioni i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara nuk ishte në dispozicion për komentuar në lidhje me këtë.

Shpërndaje në: