Ja çka kishin kërkuar nga Ibrahim Rugova anëtarët e LDK-së, pas dorëzimit të Ramushit në Hagë
Këshilltari i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifaj ka zbuluar një detaj të panjohur për publikun në kohën kur LDK-ja kishte bërë koalicion me AAK-në, kur ishte gjallë edhe presidenti Ibrahim Rugova.
Arifaj në Klan Kosova ka thënë se në atë kohë kur Haradinaj ishte kryeministër dhe ishte dorëzuar në Hagë, disa zyrtarë të LDK-së kishin kërkuar nga ai që ta prishë koalicionin me AAK-në, me arsyetimin se LDK kishte koalicion që Haradinaj të ishte kryeministër e jo Bajram Kosumi, i cili e kishte zëvendësuar atë më pas, transmeton Periskopi.
“Kështu kishte ndodhur kur Ramushi ishte dorëzuar në Hagë. Në LDK kishin kërkuar prishjen e koalicionit me arsyetimin se marrëveshja ishte që Ramushi të bëhej kryeministër, por presidenti u ishte përgjigjur me ‘kur jepet fjala, jepet fjala'”, ka thënë Arifaj.
Arifaj ka folur edhe për koalicionet e mundshme me parti të ndryshme, por ka thënë se nuk ka asgjë konkrekte përveç koalicionit me Nismën për Kosovën. /Periskopi/



