Legjenda e United-it: Ekipi i Mourinhos më i mirë se i Contes

Legjenda e United-it: Ekipi i Mourinhos më i mirë se i Contes

Të kaltrit nga Londra e kanë kthyer titullin përsëri në Stamfort Bridge, mirëpo Gary Neville insiston që kualiteti i këtij ekipi nuk i përafrohet aspak klasit që e kishte Chelsea në sezonin 2004-05.

Chelsea padyshim që ishin ekipi më i mirë i këtij stinori gjë që ua mundësoi atyre t’i nisin heret festimet dhe të përgatiten sa më mirë për ndeshjen finale në kupën FA që do ta zhvillojnë më vonë gjatë këtij muaji ndaj Arsenal-it, transmeton Periskopi.

Jose Mourinho Chelsea

Megjithatë, Gary Neville-t nuk i bën shumë përshtypje kjo pasi që ai akoma ndjen nostalgji për përballjet që i kishte me Chelsea-n në vitin 2004. “Ishte ekipi më i vështirë me të cilin jam ballafaquar ndonjëherë, vetëm 15 gola të pranuar gjatë tërë stinorit, mbresëlënëse”. /Periskopi/

Shpërndaje në: