Shpërthen humori me ‘Zvicrën e Ballkanit’ të Kadri Veselit (Foto/Video)
Ishte kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i cili në prag të zgjedhjeve të parakohshme premtoi se do ta shndërrojë Kosovën në “Zvicër të Ballkanit”.
Në Asamblenë e Gruas së Partisë Demokratike të Kosovës, Veseli nuk i ndali premtimet për investimet në bizneset e Kosovës, fuqizimin e grave dhe pjesëmarrjen e të rinjëve në ekonomi, shkruan Periskopi.
Por, vetëm pak pas kësaj deklarate, në rrjete sociale nisën talljet me Veselin.
Në faqen “Hajgare kosovare” është bërë një publikimi i një letërnjoftimi të ri të “Republikës së Zvicrës së Ballkanit”, shkruan Periskopi.
Por, kjo nuk ishte tallja e vetme që iu bë deklaratës së Veselit.
Në rrjete sociale, po qarkullon edhe një video montazhë ku fillimisht Veseli dëgjohet duke thënë se Kosova do të bëhet “Zvicra e Ballkanit”, pasuar me humor të aktorëve të ndryshëm vendor dhe kinse tallje të presidentit Thaçit e kryeministrit në largim, Isa Mustafës. /Periskopi
https://www.facebook.com/HajgareKosovare.Off/videos/1336048306504272/




