Naim Abazi shkruan diçka misterioze në Facebook, askush nuk e kupton

Naim Abazi shkruan diçka misterioze në Facebook, askush nuk e kupton

Këngëtari dhe moderatori i njohur, Naim Abazi, ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një shkrim, i cili është i paqartë.

Ai shkruan për një projekt, për të cilin thotë se ka një emër, është evident, i prekshëm dhe i shfrytëzueshëm prej njeriut të këtij vendi, duke mos qartësuar se për çfarë projekti bëhet fjalë.

“Autore dhe kreatore te veprave te medha e te bukura , te veprave qe deshmojne zgjuarsine , diturine, mundesine e nje individi qe te realizoj ate te perbashkten, e cila eshte percaktuar brenda nje projekti qe ngerthen: zhvillimin e vendit, ligjerimin e cdo segmenti, ekzekutimin dhe menagjimin e sakt te sukseshem dhe te duhur te tere atij projekti i cili ka nje emer, i cili eshte evident , i prekshem , i matshem dhe i shfrytezueshem prej njeriut te ketij vendi !”, ka shkruar Abazi.

Në fund të publikimit të tij, Abazi shkruan se “neve do te jemi pergjejges tere jeten nese jemi hipokrit dhe nuk e themi fjalen e duhur ne vend te duhur”, sërish duke lënë paqartësi të shumta.

“Keta jane te duhurit dhe neve do te jemi pergjejges tere jeten nese jemi hipokrit dhe nuk e themi fjalen e duhur ne vend te duhur, nese nuk ngrejme gishtin per ta drejtuar drejt te duhurit i cili din mundet dhe ja del ne jete e ne veper!”, e përfundon shkrimin e tij të paqartë Abazi./Periskopi

Shpërndaje në: