Ka nisur koncerti i Dua Lipës

Ka nisur koncerti i Dua Lipës

Dua Lipa ka nisur performancën e saj në kuadër të koncertit që po mban në Parkun e Gërmisë në Prishtinë. Këngëtarja ka nisur performancën e saj rreth orës 22:20, duke kënduar disa nga këngët e saja më të fundit.

Fillimisht për 2 orë e gjysmë Gamblemania ka lëshuar muzikë disa prej hiteve të momentit por edhe shumë të vjetëve të fundit.

Rreth orës 21 e 30 në skenën e Parkut të Gërmisë janë ngjitur MC Kresha dhe Lyrical Son të cilët nisën performancën me “Ky Tipi”. Ata interpretuan edhe disa prej këngëve të albumit të ri, ndërkaq ndër këngët e tjera kanë interpretuar edhe “Albanian”.

Shpërndaje në: