Tiranë: Gjendet një kufomë e dekompozuar
Një trup i pajetë është gjetur nga një bari i fshatit Kodër Shupal, në periferi të kryeqytetit.
Raportohet se pasi është njoftuar në vendngjarje është nisur edhe grupi hetimor ku ka konstatuar një skelet të dekompozuar.
Bëhet e ditur se policia ka nisur edhe hetimet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e plotë të rrethanave, për të sqaruar edhe shkaqet e vdekjes së tij.



