Agim Bahtiri: Ja cilat poste na ka ofruar LDK për koalicion parazgjedhor

Agim Bahtiri: Ja cilat poste na ka ofruar LDK për koalicion parazgjedhor

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri ka thënë se LDK i ka ofruar postin e kryetarit të Kuvendit, dhe postin e presidentit në mandat kushtetetues. Poashtu ai ka bërë me dije se LDK i ka ofruar edhe 30 vende në listën e kanididatëve për deputetë.

“Sot përfundimisht do ta marrin vendimin.Jemi duke e përcjell cdo propozim. Jemi në rrugë të mirë për arritjen e marrëveshjes. Do t’i analizojmë edhe ofertat tjera”, ka thënë Bahtiri, transmeton ‘Indeksonline’.

“LDK do të na mbështeste në votimin e kryeparlamentarit dhe presidentit në mandat kushtetues”, ka shtuar ai.

Këto komente Bahtiri i bëri për televizion Klan Kosova.

Shpërndaje në: