Dikur shaheshin nga distanca, tash bashkë në koalicion

Dikur shaheshin nga distanca, tash bashkë në koalicion

 

U shanë nga distanca me fjalë nga më të rëndat. Por tash e tutje, nëse bëhen deputete, duhet të mbrojnë të njëjtin koalicion.

Këto janë Hykmete Bajrami nga LDK-ja dhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa. Këto dy parti nënshkruan sot marrëveshje parazgjedhore.

Por jo më larg se dy vjet më parë, ato s’lanë gjë pa i thënë njëra tjetrës. Kjo pasi Hykmete Bajrami, pasoi Mimoza Kusari-Lilën në postin e ministres së Tregtisë dhe Industrisë, ndonëse ndërmjet kohës së tyre në këtë post ishte Bernard Nikaj.

Bajrami e kishte akuzuar Kusari-Lilën për punësime me favore në MTI. “Ke marre asistenten tende personale qe e ke pasur ne Oden Amerikane per Sekretare te Përhershme pothuaj pa pike pervoje”,  shkruante Bajrami në llogarinë e saj në facebook me 8 korrik 2015.

Kështu Bajrami  i kundërpërgjigjej tani koleges në koalicion, Kusari-Lilës,  e cila ishte ankuar të ish shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Ajo i kishte shkruar diplomatit evropian se pasardhësja e saj në MTI po spsatronte të punësuarit mbi baza  politike.

megjithatë, rivaliteti i tyre ishte edhe më i hershëm. Ai u pa me 12 janar 2015. në atë kohë, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami i është përgjigjur Mimoza Kusarit, duke thënë se nuk do ta përkrahte projektin “Jakova Innovation Centre” sepse ishte projekt nën hetim.

” Znj. Kusari-Lila, po ju rikujtoj se nuk jeni më Ministre, as Zëvendëskryeministre. Jeni vetëm Kryetare e Komunës së Gjakovës”, kishte shkruar Bajrami.

Sidoqoftë, tani e tutje këto zonja do të jenë bashkë në koalicion, e nëse bëhen deputete, me siguri se do të duhet të mbështesin edhe opinionet e njëra-tjetrës./Periskopi

Shpërndaje në: