LAJMI I FUNDIT: PDK në bisedime me AAK-në e Nismën në këto momente?

LAJMI I FUNDIT: PDK në bisedime me AAK-në e Nismën në këto momente?

Në Hajvali të Prishtinës sapo është nënshkruar koalicioni që komentohej qe disa ditë. AKR-ja e Behgjet Pacollit nënshkroi koalicionin me LDK-në e Isa Mustafës.

Por nuk ka përfunduar me kaq.

Në përgjigje të koalicionit LDK-AKR, negociatat kanë nisur edhe mes PDK-së e koalicionit AAK-Nisma.

Periskopi nga burime të vetat merr vesh se PDK-ja në anën tjetër është duke zhvilluar bisedime intensive për një koalicion parazgjedhor me AAK-në e Nismën.

Sipas burimeve, nëse arrihet marrëveshja koalicioni pritet të nënshkruhet para mesnatës, tash kur kanë mbetur më pak se dy orë kohë.

Merret vesh se deri tani janë përpiluar dy lista dhe pritet që nëse arrihet marrëveshje, tri partitë, PDK, AAK e Nisma të dalin si koalicion parazgjedhor.

Vlen të theksohet se AAK e Nisma disa herë kanë dekalruar se nuk janë të interesuara për koalicion parazgjedhor me PDK-në dhe LDK-në, për të cilat thonin se duhet rrëzuar nga pushteti. /Periskopi/

Shpërndaje në: