Historia tragjike e vajzës e cila aksidentalisht vrau veten duke u munduar që ta frikësonte të dashurin e saj…
Një vajzë, 26 vjeçare aksidentalisht vrau veten, duke u munduar që ta frikësonte të dashurin e saj.
Abigail Brown dhe i dashuri i saj, James Brum, ishin në një festë në Thailand, ku edhe jetonin. Thuhet se ata dy ishin grindur diçka dhe Abigail ishte kthyer e vetme në shtëpi. Kur ajo u kthye në shtëpi, ajo vari veten e saj.
Abigail sipas njerëzve që e njihnin, u përshkrua si një vajzë e shoqërueshme, e mbushur me jetë dhe që nuk vuante nga ndonjë sëmundje mendore. Mbase kjo është arsyeja se pse asnjë nuk e beson faktin që ajo mund të ketë bërë vetëvrasje.




