Gazmend Muhaxheri vë një bast për zgjedhje, madje përmend edhe Rugovën
Kryetari i Pejës nga LDK-ja Gazmend Muhaxheri ka vënë bast se koalicioni LDK- AKR dhe partitë e tjera do t’i fitojnë zgjedhjet nacionale me rezultat më të mirë se që kishte fituar Ibrahim Rugova.
Ai duke folur për TV Dukagjinin ka thënë se kandidati i tyre për kryeministër është fitues.
“Shënojeni këtë që po e them. Do të fitojmë më bindshëm se Rugova”, ka theksuar ai.



