Murray nuk arrin ta mbrojë titullin
Tenisti numër një në botë, Andy Murray e pranoj që nuk po luan mirë tenis kohëve të fundit.
Eliminimi nga Italian Open nga numri 29 në ranglistë, Fabio Fognini ja pamundësoj Murrayt ta mbrojë titullin e fituar një vit më herët në Itali. Fognini i cili kishte përkrahjen e tifozëve vendas fitoi 2-0 në seta 6:2, 6:4.
Sidoqoftë Murray vazhdon të jetë i pari në ranglistë, i pasuar nga serbi Novak Djokovic. /Periskopi/



