Reagim i menjëhershëm i mediave serbe për Ramush Haradinajn

Reagim i menjëhershëm i mediave serbe për Ramush Haradinajn

Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka ngjallur reagime edhe në mediat serbe.

Blici serb ka raportuar se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është kandidat për kryeministër duke shtuar se ende vazhdon të jetë i akuzuar nga Serbia për krime lufte.

Njëjtë kanë raportuar edhe Tanjug dhe B92, “Ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj të cilin Serbia po e akuzon për krime lufte do të jetë kandidat për kryeministër i koalicionit të përbërë nga PDK-AAK-Nisma”.

Kujtojmë se Haradinaj nuk është aspak i dëshiruar nga Serbia, madje kjo e fundit e sheh si një kërcënim.

Zgjedhjet nacionale në Kosovë pritet të mbahen më 11 qershor.

Shpërndaje në: