Pas koalicionit PDK-AAK-NISMA, Bardhyl Meta ka një kërkesë urgjente për Halil Matoshin
Anëtarë i LDK-së, Bardhy Meta përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka kërkuar nga anëtari më i ri i AAK-së, Halil Matoshit që të largohet nga AAK pas koalicionit me PDK-në.
Meta ka shkruar se nga sot ai koalicion është i “Shtabit të Milionerve”.
Ky është postimi i plotë i Bardhyl Meta:
“Halil Matoshi, jam rrugës për n’Gjermani, kam kontrollin e pare post-operativ nga kanceri. Ti vëlla, dil qysh sot nga ai koalicion i “Shtabit të Milionereve” që se donë këtë vend më sinqertë – por ështe – anti kesaj, e anti asaj, anti-anti Europë e SHBA, kur s’Ju konvenon…!
Hajde te vllau yt, e te vëllezërit e motrat tua m’këtë ane – me t’cilet te bashkon misioni e vizioni – e mos lejo të të keqperdorin në këtë moshë që ke!?
– sikur qe po keqperdorin e kanë keqpërdorë pas lufte:
Nderin, Besimin, Vendin e Kuvendin!
Hajde vlla…



