Martohet portieri i Barcelonës me të dashurën e tij të kahmotshme(Foto)
Portieri i Barcelonës, Marc – Andre ter Stegen është martuar me të dashurën e tij Daniela Jehle në një ceremoni të vogël private në Barcelonë.
Vet e dashura publikoi momentet nga dita e veçantë e tyre teksa të dy ecnin nëpër Barcelonë nën diellin katalunas.
Çifti filloi lidhjen në vitin 2012 kur gjermani luante për Borussia Monchengladbachun, para se Jehle të vinte bashkë me të në Barcelonë ku ai u transferua në vitin 2014.
Para se të mendojë për muajin e mjaltit, Ter Stegen duhet të rregullojë së pari një tjetër çështje – atë të titullit të kampionit në La Liga.
Barcelonës i duhet që Reali të lëshojë pikë dhe të fitojë në javën e fundit të kampionatit spanjoll për të fituar tituliln e kampionit të Spanjës.






