Valencia “blindon” futbollistin që kërkohej me ngulm nga United
Carlos Soler ka nënshkruar kontratë të re me klubin e tij të fëmijërisë, përkundër interesimit të theksur që United kishte për të.
Ishte raportuar se Jose Mourinho kishte bërë gati 30 milionë euro për spnajollin, mirëpo 20 vjeçari vendosi të qëndroj tek Valencia deri në vitin 2021. Nëse dikush dëshiron ta blej mesfushorin duhet të paguaj dëmshpërblim 94 milionë euro, thuhet në klauzolën e tij të re.

Soler debutoi këtë sezon në Mestalla dhe në 22 paraqitje për Valencia-n, arriti të shënoj 3 gola.



