Kessie zgjedh ekipin nga Milano
Milani i ri merr formë dhe nis nga mesfusha. Franck Kessie do të luajë për kuqezinjtë sezonin e ardhshëm, ndërsa Atalantas do t’i shkojnë 28 milionë euro.
Futbollisti 21-vjeçar, protagonist i një sezoni të jashtëzakonshëm në Serinë A, kishte zgjedhur prej kohësh Milanin.
Tashmë, është arritur edhe marrëveshja mes dy klubeve.
Milani mposhti konkurrencën e Romës për Kessie, që kishte ofruar të njëjtën shifër, por me një mënyrë pagese që nuk i leverdiste Atalantas.



