Spekulimet për përkrahjen e VV’së për LDK’në, “gënjeshtra të kulluara”

Spekulimet për përkrahjen e VV’së për LDK’në, “gënjeshtra të kulluara”

Derisa janë ndarë taboret politike LDK, AKR Alternativa dhe PDK, AAK, NISMA, gjatë ditës së sotme po qarkullon lajmi edhe për një përafrim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mirëpo ky duket të jetë një spekulim pasiqë një zyrtar i lartë brenda VV’së i ka thënë Periskopit se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë aspekt.

“Këto janë spekulime të kulluara, nuk ka asgjë në këtë aspekt. E gjitha kjo po bëhet në mënyrë që të amortizohet edhe Vetëvendosja në gjithë këto pazare politike të dy ditëve të fundit. Derisa kemi koalicione të turpshme që po ndodhin brenda natës, e vetmja Vetëvendosje vazhdon të qëndrojë me premitmin e saj, siç u aka dhënë qytetarëve, e vendosur për ndryshim”, ka thënë ky burim për Periskopin.

Gjatë ditë së sotme disa media kanë shkruar se LDK gjatë ditës pritet të zhvillojnë një takim me krerët e Vetëvendosjes për të shikuar mundësinë e bashkëpunimit që do t’i fuste këto dy parti brenda një liste zgjedhore.

Mirëpo, ishte Rexhep Selimi i VV-së, ai i cili tha se nuk do të ndodhë kurrfarë koalicioni me LDK-në e AKR-në.

Mbrëmë LDK ka nënshkruar marrëveshje me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe me Alternativën e Mimoza Kusari-Lila.

Shpërndaje në: