Deklarata e fundit nga LDK-ja për koalicion me VV-në
Ndonëse u raportua në media se Vetëvendosje do t`i bashkohet LDK-së, për këtë gjë nuk ka ndonjë informatë ish- këshilltari i Mustafës, Bajram Gecaj.
“Sinqerisht nuk ka informata për këtë”, u përgjigj shkurt Gecaj.
Bëhet e të ditur se edhe pse ka skaduar afati për koalicione parazgjedhore, do të ndodhë vetëm bashkimi në listën e LDK-së.
Ndërkohë edhe nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova i ka thënë Gazetës Blic se një gjë e tillë nuk do të mund të ndodhë, ngase kanë kaluar afatet ligjore për një gjë koalicione parazgjedhore.



