Arrestohet një person për shfrytëzim prostitucioni
Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas i cili është i dyshuar për shfrytëzim prostitucioni. Personi i arrestuar është Mariglen Çunaj, 30 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Kavajë.
Njoftimi i policise
Policia ka arrestuar një shtetas si autor të dyshuar për shfrytëzim prostitucioni !
Kapet dhe arrestohet shtetasi: – Mariglen Çunaj, 30 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Kavajë.
Më datë 16.05.2017, pranë ambienteve të policisë është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetësia K.L., 20 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka deklaruar se shtetasi Mariglen Çunaj, ka ushtruar presion dhe dhunë fizike ndaj saj me qëllim që kjo e fundit të ushtronte veprën penale të prostitucionit kundër vullnetit të saj.
Policia bëri menjëherë shpalljen në kërkim të shtetasit të mësipërm dhe si rezultat të një punë të mirëorganizuar të strukturave përkatëse në ndjekje të autorit të dyshuar, u bë e mundur kapja e tij ditën e sotme në një rrugë të lagjes “Pavarësia” Vlorë.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas është arrestuar disa herë për veprën penale të “Vjedhjes”.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” neni 114 i Kodit Penal.



