Vjen goditja e parë e Vetëvendosjes ndaj AAK-së, ia merr këtë anëtar të rëndësishëm

Vjen goditja e parë e Vetëvendosjes ndaj AAK-së, ia merr këtë anëtar të rëndësishëm

Burime të sigurta të Periskopit kanë bërë të ditur se Ali Lajçi i AAK-së ka braktisur këtë të fundit, për t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Mësohet se Lajçi do të jetë kandidat për deputet nga Vetëvendosje.

Ky vendim është marrë pas bisedimeve të VV-së me Lajçin.

Ali Lajçi ka qenë kandidat për deputet i AAK-së në zgjedhjet e fundit.

Ai u  bë i njohur nga demonstratat e viteve ’81. Ai ishte edhe i burgosur politik e më pas u rreshtua në LDK dhe për shumë vite ishte bashkë me presidentin Ibrahim Rugova.

Në zgjedhjet e para lokale të pasluftës mori drejtimin e komunës së Pejës. Më pas Lajçi e braktisi LDK-në dhe zgjodhi si alternativë AAK-në e Haradinajt.

Lajçi ishte edhe anëtar i komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Ai kohët e fundit ka qenë kundërshtues i madh i versionit qeveritar për demakracionin me Malin e zi.

Shpërndaje në: