Zyrtare: Pensionohet legjenda e Liverpoolit (Foto)

Zyrtare: Pensionohet legjenda e Liverpoolit (Foto)

Dirk Kuyt është pensionuar nga futbolli.Feyenoord ka konfirmuar se Dirk Kuyt është pensionuar nga futbolli, tri ditë pasi ndihmoi klubin të fitojë titullin e parë në Holandë pas 18 vjetësh.

Sulmuesi holandez ka debutuar në vitin 1998 me Utrecht dhe që atëherë ka luajtur në Feynord, Liverpool dhe Fenerbahce.

Kulmi i karrierës së Kuyt ishte arritja në finale të Ligës së Kampionëve me Liverpoolin, ku u mposht 2-1 nga Milani.

Shpërndaje në: