Skedina e çmendur, humb gruan në një ndeshje futbolli

Skedina e çmendur, humb gruan në një ndeshje futbolli

Çmenduritë e basteve na kanë lënë pa fjalë mjaft herë, por të vësh gruan bast me shokun e ngushtë, kjo është e padëgjuar.

Ngjarja ka ndodhur në Tanzani, ku një tifoz i flaktë humbi gruan e tij në bast. Osasu Obijava, vuri bast me shokun e tij për derbin Yong Africans – Simba Club dhe të dy ranë dakord që fituesi i bastit do merrte si shpërblim bashkëshorten e shokut.

Për ta bërë sa më interesant dhe të besueshëm bastin, dy shokët e faktuan gjithë “marrëveshjen” në një copë letër. Në fund të ndeshjes ishte pikërisht Osasu Obijava fatkeqi që humbi gruan e tij karshi besimit që kishte tek ekipi i zemrës, i cili e la në baltë.

Por, ku i dihet, ndoshta ky është një lajm i mirë për tanzaikun, ndryshe s’do e kishte vënë gruan bast aq lehtë me tek ndeshje.

Image

Shpërndaje në: