Milaim Zeka: Isa Mustafa ka milionat në bankat e Serbisë

Milaim Zeka: Isa Mustafa ka milionat në bankat e Serbisë

Milaim Zeka sërish flet për miliona dhe tregon kush e la Ibrahim Rugovën rrugëve.

Ai i ka reaguar Bardhyl Metës, duke i thënë se kryetari i tij, Isa Mustafa ka vjedhur miliona veçanërisht nga ‘tre përqindëshi’ dhe se thuhet se ai ka miliona në bankat e Serbisë.

Zeka nuk ndalet me kaq. E fton Metën dhe disa deputetët të tjerë që të ndërtojnë një politik të re, transmeton Periskopi

SHkrimi i plotë:

Bardhyl meta, vajtueshem i shkruan Halil Matoshit

Drenicaku im, qe edhe nusen e ka marre nga Drenica, forte vajtueshem e ka lut Halil Matoshin, me lane AAK, e me shku ne LDK.

Sa per lutje, hallall, ama Bardhyl, duke qene djal i meqem, mos i pergjitheso gjanat. Mos i quaj te gjithe milioner. Fol me emra burr. Kjo i bjen,sikur une Ty me te qujte njeri te Rrahman Morines, pse kryetari yt ka qene minister i Rrahmanit, e bashke i kane vra studentat ne Prishtine, me 23 mars 1989!!! Ashte njesoj sikur une me te qujte njeri te Milloshevicit, pse dikush nga njerezit tuaj jane bishkat me vite me xhelatin serb!!!

Halil Matoshi ashte vet i meqem. Ai e tha: Vetem Rugoves dhe Ramushit i beson. Mos e nguc njerin, le ne bindjet e tija.

Edhe une po te ftoje publikisht Ty, Vjosa Osmanin, Arben Gashin, Anton Cunin, Hafiz Gagicen, Donika Gervallen, e shume te tjere, hajdeni me mu, e te ndertojme nje politike te re! Nje mentalitet te ri politik! Nje kulture te re politike!

Bardhyl: Ju u bate bashke per interesa personale (jo ti), me ata qe i quajtet vrases. Kryetari yt Bardhyl, foli edhe per bazenin e Radoniqit, ne kohen kur bllokoi paret per lufte. Ne kohen kur ai, dhe Bujar Bukoshi, e lane neper rruget e botes Dr. Ibrahim Rugoven, pa ja pagu hotelin, biletate.

Bardhyl: Ish kryetari Yt, pra Isa Mustafa, ja nderpreu edhe telefonin Rugoves e Enver Malokut, per inate te asaj kohe.

Nese disa jane ba milioner kendej, shikoje ata andej, me paret e tre perqindeshit. Kush e ka shitur “Dardania bank” ne Tirane?! Ku jane paret e akcionit ta ndihmojme Drenicen?!

Bardhyl, rri shtremt e fol drejte: Kane vjedhe edhe do jarana te mi neper xhepa, ama Isa me shoke, ka vjedhe neper banka, bash miliona. Flitet, o Bardhyl, qe kane pare te deponuara edhe ne bankat e Serbise. Ishalla ashte rren, ama pyete pak Hafiz gagicen se pse e ka padite Isa Mustafen, e Bujar Buksohin?! Per hajni…

Shpërndaje në: