Veseli tregon pse ia lejoi Haradinajt postin e Kryeministrit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, deklaroi se për marrjen e vendimit që të hyjë në koalicion me AAK-në e Nismën, ka konsultuar kryesinë e partisë.
Ai tha se ky vendim është marrë për të tejkaluar egon politike në të mirë të qytetarëve.
Sipas Veselit, me Ramush Haradinajn, do të punohet shumë për të zhvilluar vendin.
“Kosova i duhet lidership i ri dhe i vendosur që ka guxim të marrë vendim”, tha Veseli gjatë një interviste në RTK, të parën pas krijimit të koalicionit me AAK-në, Nismën dhe partitë e tjera.
Duke treguar se është pajtuar që vetë të heq dorë nga posti i kryeministrit dhe ta marrë atë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, nëse ky koalicion i fiton zgjedhjet e 11 qershorit, Veseli deklaroi se egoja për pushtet nuk duhet ta mbajë peng vendin.
“Nuk ka kush të na ndalë për të ecur përpara nëse ne nuk e pengojmë vetveten”, tha Kadri Veseli.



