Tifozët rus “shashtrisin” Berishën, Roshin dhe Balajn (Foto)
Spartak Moska edhe zyrtarisht është shpallur kampion i Rusisë.
Në ndeshjen e parafundit të ligës ata kundërshtarë e patën Terek Groznyn e tre shqiptarëve, ku fituan 3-0.
Odise Roshi dhe Bernard Berisha u paraqitën disa minuta në këtë ndeshje, ndërsa Bekim Balaj nuk u inkuadrua fare.
Pas ndeshjes, tifozët e skuadrës kampione u futën në fushë ku bënë një festë të jashtëzakonshme. /IndeksOnline/



