LDK e AAK i numërojnë tradhtitë e përbashkëta (Video)
Tradhtarë! Deri në këtë pikë ka shkuar debati ndërmjet Blerim Kuçit nga AAK-ja dhe Bajram Gecajt nga LDK-ja.
I gjetur në një pozitë krejt tjetër krahasuar me dy javë më parë, kur mbronte koalicionin PDK-LDK, Gecaj deklaroi se pa dëshirën e tij ishte shndërruar në kritikues të ashpër të Vetëvendosjes.
“Megjithatë asnjëherë nuk kam vendosur vija të kuqe për Vetëvendosjen”, tha gecaj në debatin e ashpër në emisionin ‘Imazh’ në RTK.
“Por tash është hera e parë që kemi vendosur vijë të kuqe ndaj PDK-së e cila ka shkelur cdo normë të besimit”.
Si një nga shumë arsye, ai përmendi marrëveshjen e koalicionit me PDK-në ku shkruante se partitë nuk do të mund të mbështesnin mocionet e mosbesimit ndaj njëra-tjetrës.
Por për krijimin e koalicionit PDK-AAK e Nisma, Gecaj akuzoi AAK-në se ishte gjithçka e përgatitur më parë.
Por këtë e kundërshtoi Blerim Kuçi nga AAK-ja, sipas të cilit ai është Sekretar i partisë dhe nëse për asgjë tjetër, do të dinte se çfarë po ndodhte.
Për më tepër, duke iu kundërpërgjigjur, Kuçi tha se LDK-ja është ajo që ka tradhtuar pasi kishte marrë votat në vitin 2014 në emër të kundërshtimit të PDK-së e në fund kishte shkuar me të.
“ne nuk po tradhtojmë. me kohë po tregojmë ku jemi. Kush do le të na votojë, kush nuk do, është punë e tij”, tha Blerim Kuci.
Por ai sqaroi se nuk mund ë shkohet përpara me një kryeministër si Isa Mustafa i cili të lë në mes të rrugës e nuk mund të vazhdojë përpara./Periskopi



