Mësohet kush thirri i pari për bashkim, PDK apo AAK
Ardian Gjini nga AAK ka treguar për koalicionin parazgjedhor që është nënshkruar mbrëmë mes PDK-së dhe partisë ku ai bën pjesë, si dhe Nisma për Kosovën.
Gjini ka thënë se marrëveshja është finalizuar pesë minuta para se të përfundonte afati për dorëzim të marrëveshjes së koalicioneve pranë KQZ-së.
“Mbrëmë në orët e vona, pesë minuta para orës 24:00 ka ndodhur një koalicion mes PDK AAK dhe Nisma”.
“Nuk ka pasur diskutime më herët. Sinqerisht jo, nuk kam pasur informacione dhe sikur të kishte diçka do të kisha informacione”.
“Nuk besoj që ka pasur panik, por ka pasur arritje të marrjes së vendimeve në kohë të caktuar, ka afat kushtetues për koalicionet, ka ndodhur propozimi dhe ka ndodhur më pas koalicioni”.
Gjini që është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se AAK ka biseduar edhe me AKR-në për një koalicion të mundshëm parazgjedhor.
“Nuk kemi mundur të jemi të sigurt, e di që AKR ka biseduar me ne për një kohë të caktuar, ka pasur afrime në disa aspekte por AKR shkoi me LDK-në, dhe e ka ndërtuar një rrethanë ku po grupohen partitë politike”.
Ai ka treguar poashtu se oferta për koalicion ka ardhur nga PDK dhe më pas është vepruar shumë shpejt.
“Oferta ka ardhur nga PDK, ne jemi takuar më pas me kryetarin Haradinaj dhe ka ndodhur shpejtë”.“Detajet mund të jenë të këndshme por relevanca historike nuk qëndron sepse koalicooni ka ndodhur shpejt, Haradinaj ka qenë në Shqipëri, më pas jemi dëgjuar në telefon”.



