Ja kush do t’i bashkohet sot LDK’së

Ja kush do t’i bashkohet sot LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës, sot ka thirrur konferencë në ora 10:00.

“Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për medie, ku do të prezantohen hapat e radhës drejt fitores në zgjedhjet nacionale të 11 Qershorit 2017”, thuhet në njoftim.

Mirëpo, siç merr vesh “Zeri.info”, në këtë konferencë e cila pritet të filloj nga ora 10:00, do të bëhet edhe zyrtarisht aderimi i drejtorit të institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku.

Ndryshe, Adixhiku, ka qenë kritik i zhvillimeve politike dhe ekonomike në Kosovës.

Ai ditë më parë nuk e kishte qartësuar hyrjen në politikë, por kishte thënë se nuk do të hynte i vetëm.

 

Shpërndaje në: